Meta : Kur Stresi rrëzoi gjysmën e qeverisë,unë isha me COVID

0

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar në një deklaratë për mediat nga qyteti i Vlorës se ka qenë i infektuar me COVID.

Ai tha se ishte i infektuar gjatë ditëve kur në Shqipëri po zhvilloheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës, teksa u shpreh se nuk ka qenë ai nxitësi i dhunës së protestuesve.

“Kur persona të papërgjegjshëm që ai motivon për dhunë ndaj popullit vranë të riun Klodian Rasha dhe kur Stresi me një thirrje rrëzoi gjysmën e qeverisë, ai më akuzonte mua për nxitje të fëmijëve. Unë isha në rezidencën e Presidentit dhe isha me COVID, ndaj nuk doja të flisja dhe të shmangja vëmendjen nga problemet e tjera”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu