Meta nderon në Korçë katër të përndjekurit: “Vlerësimi i tyre është një moment reflektimi për…”

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot katër figura dhe personalitete të qytetit të Korçës. Kreu i shteti përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka nderuar të përndjekurit Ylber Merdani, Shpresa Merdani, Nevrus Golka dhe Petrit Bazelli, simbole të rezistencës antikomuniste dhe solidaritetit njerëzor, të cilët i mbijetuan me dinjitet terrorit të regjimit, për të zhvilluar më pas, në vitet e demokracisë, një aktivitet të spikatur për dokumentimin e krimeve të komunizmit.

Sipas Metës vlerësimi i tyre me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” është dhe një moment reflektimi për të kaluarën e errët dhe tragjeditë e shkaktuara, që nëse i harrojmë rrezikojnë të përsëriten.

“Në të njëjtën ndërtesë, dikur gjykatë, ku dekada më parë u dënuan politikisht, nderova sot katër figura dhe personalitete të Korçës, të përndjekurit Ylber Merdani, Shpresa Merdani, Nevrus Golka dhe Petrit Bazelli, simbole të rezistencës antikomuniste dhe solidaritetit njerëzor, të cilët i mbijetuan me dinjitet terrorit të regjimit, për të zhvilluar më pas, në vitet e demokracisë, një aktivitet të spikatur për dokumentimin e krimeve të komunizmit.

Vlerësimi i tyre me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” është dhe një moment reflektimi për të kaluarën e errët dhe tragjeditë e shkaktuara, që nëse i harrojmë rrezikojnë të përsëriten.

Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të trajtojë të shkuarën totalitare me drejtësi, transparencë dhe paanshmëri, duke ndihmuar kështu në rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e plotë të shtresës së të përndjekurve politikë”, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu