Meta në konferencë: 25 prill, ushtroni të drejtën e votës

0

 

Të gjithë bashkë në 25 prill duhet të ushtrojmë të drejtën themelore dhe detyrimin për 100 vitet e ardhshme. Atdheu ynë dhe rajoni ndodhen në një moment shumë të rëndësishëm pëer të ardhmen në BE. Kam këto kërkesa për qytetarët pa asnjë dallim partiak. Kjo javë e fundit duhet të shoqerohet me një klimë më të qetë. Prandaj ftojmë të gjithë politikanët qytetarë që të distancohen nga ccdo fenomen që ndikon keq. Të gjhithë qytetarërt të drejtohen drejt kutive të votimit në mënyrë të qetë. Kushdo që përpiqet të bleje voten tuaj kërkon t’ju përccmojë. Prandaj kam besim se të gjithë ju do të refuzoni këdo nga këta dhe ata që fshihen pas tyre. Mos pranoni të shisni votën. Familja juaj ka nevojë për shërbim shëndetësor, për arsim dhe drejtësi të vërtetë. Kjo nuk mund të garantohet nga përfaqësues që vijnë në kuvend me anë të blerjes së votës.Barazia para ligjit garantohet nga vota e barabartë. Prandaj ccdo qytetar duhet të votojë i lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu