Meta në konferencën e jashtëzakonshme: E kam personale me Bablokun e Rilindjes

0

Pak orë pas konferencës së tij për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta doli sërish këtë pasdite para mediave.

Sipas kreut të shtetit, çdo 3-4 orë do të ketë lajme të reja lidhur me patronazhistët.

Presidenti solli rastin e një biznesmeni që sipas tij, është kërcënuar dhe gjobitur vazhdimisht për shkak të një fotoje të Monika Kryemadhi, postuar në rrjetet sociale.

Ilir Meta: Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar që nuk e kisha në celular. Përshëndetje! Jam Erion Mane nga Mattias Travel, ju shqetëson. Kam diçka shumë serioze në lidhje me patronazhistët. Sa për të qeshur po aq edhe për të qarë. Kam kaq kohë që biznesi im vetëm kërcënohet dhe gjobitet herë pas here. Dhe sot zbulova arsyen e vërtetë dhe personin. Patronazhistin dhe bashkëpunëtorin e tij.

I them a ta publikoj me lejen tuaj se thashë mos ishte ndonjë patronazhist, ndonjë provokim. Dua të përballem në emision të drejtëpërdrejt me ndihmën tuaj për këto çështje. Nuk më tremb asgjë. As gjobat e këtyre horrave.

Jam Erjon Mane dhe nuk kam frikë nga asgjë. Më i shkatërruar se ç’jam. Të gjobitesh në 2021 pse ke nxjerrë një foto të një politikaneje është të shkosh e të kërkosh azil.

E ke besën time! Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me Bablokun e Rilindjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu