Meta përkujton 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali: Shpopullimi, drama më e madhe e vendit

0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përkujtuar sot 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali.

Në një postim në Facebook Kreu i Shtetit shprehet se më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës.

Ai shkruan se anija “Vlora” me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.

Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu