Meta: Rinia të mos dorëzohet nga vështirësitë e kohës

0

Kreu i shtetit, Ilir Meta, në ceremoninë e vlerësimit të figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i dërgoi një mesazh rinisë shqiptare, duke i kërkuar të mos dorëzohet në kohë të vështira, por të qëndrojë në lartësitë e detyrave të historisë.
“Epopeja e kodrës së kuqe ishte një legjendë patriotizmi dhe trimërie, zgjoi aspiratën për liri dhe shtoi urrejtjen ndaj armikut. Nën këtë moto edhe unë do doja që populli shqiptar sidomos rinia të mos dorëzohen nga vështirësitë e kohës, por të qëndrojnë në lartësitë e detyrave të historisë, të kërkojë bukuritë e jetës në këto troje që janë mbrojtur me gjakun e heronjve më të mirë”, tha Meta.
Kujtojmë se këto mesazhe nga presidenti vijnë në një kohë kur rinia shqiptare gjithnjë e më tepër po sheh si zgjidhje largimin nga atdheu, ndërkohë një palët politike ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu