Me anë të një postimi në facebook shkruan se mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë.
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Me anë të një postimi në facebook shkruan se mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë.
“Një kënaqësi e veçantë të prisja sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf. Vizita e tij, përkoi me një ditë të shënuar për Shqipërinë, hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë”, shkruan Meta.
POSTIMI I KREUT TË SHTETIT
Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian. Kujtojmë se Ambasadori gjerman braktisi fjalën e kryeministrit Rama në Konferencën e mbajtur në lidhje me amnistinë fiskale. Sapo Rama mori fjala ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës u larguan nga mbledhja dhe pse pak më vonë u shprehen se ata u larguan për shkak të angazhimeve dhe nuk kishte lidhje me fjalën e mbajtur nga kreu i qeverisë.