Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë kërkesë që të pyetet si person në dijeni për çështjen e ’21 Janarit’, ku humbën jetën katër protestues.
Kreu i PL-së, nga burgu, ka thirrur sot avokatin e tij, Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar që t’i bëjë kërkesë prokurorit A. Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.
Javën e kaluar kreu i PD-së, Sali Berisha (në atë kohë kryeministër) u thirr në SPAK në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa më herët është paraqitur dhe Lulzim Basha.





