SPANJË- Një polic tjetër është vënë në patrullë nga policia në Malaga, Spanjë. Bëhet fjalë për një qen robot, shumë kalimtarëve, imituan shëtitjen e tij të rëndë ose i prezantuan kafshët shtëpiake robotit rrotullues me drita ndezëse në kokë.
Qeni robot është projektuar nga studiues në Universitetin e Málaga gjatë dy viteve të fundit, me qëllim që të ndihmojë punën e policisë dhe të zbulojë shkeljet e trafikut, si përdorimi i skuterëve elektrikë në zona të ndaluara. Roboti me katër këmbë, në ngjyrën jeshile dhe të zezë, aktualisht është i telekomanduar, por gradualisht do të inkorporojë inteligjencën artificiale në mekanizmin e tij në mënyrë që të funksionojë vetë.
“Ajo që bie në sy në këtë projekt është se ne përdorim teknologjinë 5G për të operuar robotin nga distanca, për të kryer analiza fotografike dhe për të zbuluar situata të rrezikshme”, tha studiuesja Almudena Diath.