Me këtë banderolë të shfaqur rreth çerek oren e pjesës së dytë të ndeshjes së kampionatit të Serisë C, Palermo-Monopoli, e luajtur mbrëmë dhe e fituar në “Barbera” nga vendasit 2-1, ultrasit ‘rosanero’ të kurbës veriore, u rreshtuan përkrah Fabrizio Miccoli, ish-kapiteni i Palermos i dënuar me 3.5 vjet për zhvatje të rënduar me metoda mafioze.
Në të njëjtën kohë, tifozët kanë kënduar këngë kushtuar ish-lojtarit duke përfshirë “Një kapiten, ka vetëm një kapiten”. Miccoli është i ndaluar në burgun e Rovigos, ku u konstitua pas dënimit nga Gjykata e Kasacionit, e cila e bëri dënimin të ekzekutueshëm.