Michel para Samitit: Ballkani Perëndimor është prioritet për BE-në, do bëjmë gjithçka për përparimin e procesit

0

BRUKSEL– Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, pak para fillimit të Samitit të BE-së ditën e sotme, theksoi se Unioni është para një momenti të rëndësishëm gjeopolitik, sepse vendimet do të merren në favor të stabilitetit dhe prosperitetit.

Ai shprehu besimin se Samiti i BE-së do të vendosë për statusin kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe një perspektivë të qartë evropiane për këto dy vende dhe Gjeorgjinë.

Kemi një takim të rëndësishëm me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ekziston një dëshirë për të sjellë energji të re në procesin tonë. Për momentin ne kemi një problem në Bullgari dhe po përpiqemi të hedhim propozime në tryezë që të mund të fillojmë sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është prioriteti ynë kryesor tani dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë përparim”, tha Michell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu