Një 59 vjeçar me inicialet H.A është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm në këmbim të një shumë parash.
Policia ka sekuestruar gjithashtu shumë prej 1500 eurosh të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 14 emigrantët e paligjshëm.
Njoftimi i policise:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.
Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë.
Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.
Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga kufiri me Greqinë në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 14”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.