Më shumë se 1,500 notarë të zhveshur sfiduan dje temperaturat e ulëta për banjën tradicionale të agimit, në celebrimin e solsticit të dimrit në Australi, të quajtur 2021 Dark Mofo Nude.
Organizatorët thanë se numri maksimal i pjesëmarrësve u arrit për gjysmë ore pas hapjes së regjistrimeve.
Brady, 31 vjeç, nga Brisbane, tha: “Kur futesh në ujë, vetëm vrapon duke ulëritur. Nuk e ndjen shumë ftohtësinë deri kur është tepër vonë për të rezistuar”.
Ndërsa Portia Predny, nga Sydney, shtoi: “Unë mezi e prisja që prej fillimit, që kur mësova se do të kishim banjën e Solsticit sivjet”.