Vasësi grek i bashkëshortes 20-vjeçare dërgohet në burgun e grave. Ja arsyeja

0

Greku Babis Anagostopoluos, që mbyti gruan e tij në gjumë dhe ngjarjen tentoi ta “shesë” si vrasje nga grabitësit, është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë. Sipas mediave greke, ai u dërgua në burgun e grave për arsye sigurie.

Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së 20-vjeçares Caroline.

Teksa shoqërohej nën masa të rrepta sigurie, para gjykatës qytetarët thërrisnin “monster” dhe “të kalbesh në burg”.

“Shkatërrova jetën time, shkatërrova jetën e familjes sime,” thuhet se ka deklaruar 33 vjeçari që ka mbytur në gjumë gruan e tij në prani të foshnjës 11 muajshe.

Në seancën e zhvilluar u ngrit pretendimi se ai ka pasur përplasje fizike me Caroline përpara se ta vriste.

Por një shoqe e studentes britanike tha se Caroline merrej me arte marciale dhe se ishte e fortë fizikisht. Sipas mediave greke, ajo ka deklaruar se nëse ata vërtetë do të ishin zënë, Caroline do e rrihte.

“Së pari më lejoni t’ju them, Caroline merrej me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyeshme fizike. Ajo do ta kishte zhdepur Babisin në dru. Nuk kishte shans që ai të konfliktohej me Caroline dhe të fitonte”, tregon mikesha e 20-vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu