Mijëra qytetarë në të gjithë Spanjën protestojnë kundër rritjes së çmimeve

0

Mijëra demonstrues dolën në rrugët anembanë Spanjës të shtunën në shenjë proteste ndaj kostos së lartë të ushqimit, dritave dhe karburantit. Tubimet, të cilat u zhvilluan në qytetet kryesore të Spanjës, u thirrën nga partia e ekstremit të djathtë Vox, e cila u përpoq të shfrytëzonte pakënaqësinë sociale në rritje mbi koston e jetesës që ka bërë që shumë familje të luftojnë për të paguar faturat e tyre. Jashtë bashkisë së Madridit, një turmë prej disa mijëra vetësh u mblodh, duke valëvitur qindra flamuj spanjollë dhe duke brohoritur me parulla dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit socialist Pedro Sanchez dhe uljen e çmimeve.

Sanchez, ti je plehrë, na ul faturat! Rroftë Spanja! Ne kemi qeverinë më të keqe të mundshme. Nuk është as një qeveri, është një fabrikë mjerimi… e cila plaçkit dhe zhvat punëtorët përmes taksave abuzive. Ne nuk do të largohemi nga rruga derisa të dëbohet kjo qeveri e paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu