Mijëra viktima në pak kohë! Papa Françesku lutet për Ukrainën në Vigjilje të Pashkëve: Errësirë e mizorisë…

0

Mijëra viktima, miliona të larguar nga banesat e tyre, krizë ekonomike dhe kërcënime të përshkallëzimit të luftës.

Këto janë pasojat e luftës gati dy mujore në Ukrainë të cilat shpesh kanë marrë dhe vëmendjen e Papa Françeskut.

“Shumë shkrimtarë kanë evokuar bukurinë e netëve të ndriçuara nga yjet. Në vend të kësaj netët e luftës përshkohen nga shtigje të ndritura të vdekjes. Në këtë natë, vëllezër e motra, le të lejojmë që të na bashkojnë mesazhet e Ungjillit, për të zbuluar bashkë me ta lindjen e dritës së Perëndisë që shkëlqen në errësirën e botës”.

Ky ishte mesazhi që Ati i Shenjtë i kushtoi situatës në Kiev në predikimin e tij gjatë vigjiljes së Pashkëve në Vatikan.
I pranishëm në bazilikën për Vigjiljen e Pashkëve, së bashku me me disa deputetë ukrainas ishte dhe kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov.

Ky i fundit u arrestua nga forcat ruse muajin e shkuar, por u lirua në shkëmbim të disa të burgosurve.

“Në këtë errësirë që jetoni, zoti kryetar, zonja dhe zotërinj parlamentar, në errësirën e errët të luftës dhe mizorisë, ne të gjithë lutemi me ju sonte, lutemi për kaq shumë vuajtje, vetëm ne mund t’ju japim shoqërinë tonë, lutjen tonë. Dhe t’ju tregojmë guxim dhe ne ju shoqërojmë. Mund t’ju themi edhe gjënë më të madhe që festohet sot”, iu drejtua Papa teksa shqiptoi në gjuhën ukrainase “Krishti u ngjall”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu