Milan i përgjigjet Interit me një tjetër Asllani, sulmuesja me origjinë shqiptare firmos me kuqezinjtë

0

ITALI- Kosovare Asllani është afër firmës me Milanin. Kjo është ajo që disa media në Itali sigurojnë se klubi kuqezi e ka mbyllur me futbollisten që është me origjinë shqiptare. Kosovare Asllani, 32 vjeç, ishte një nga blerjet e mëdha të Real Madrid në vitin 2019. Asllani ishte ylli i madh i skuadrës së klubi madrilen dhe këtë e tregoi në fushë duke u shpallur golashënuesja e kampionatit.

Pas vitit të parë si protagoniste, e dyti nuk ishte e tillë për shkak të dëmtimeve dhe që e bëri të humbiste formacionin. Klubi madrilen nuk i rinovoi kontratën dhe e ardhmja duket drejt Milanit.

Asllani është krahasuar në Suedi me bashkatdhetarin Ibrahimovic i cili do të takohet sërish në Milano. Një krahasim për shkak të rolit, por edhe historisë që i bashkon pasi Kosovare është bijë e emigrantëve. Të dy ndanë përvojën te Paris Saint Germain: të dy mbërritën në Paris në 2012 dhe u larguan nga klubi katër vjet më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu