Miliarderi rus Abramovich humb betejën ligjore kundër BE-së

0

Miliarderi rus Roman Abramovich ka humbur sfidën e tij ligjore kundër sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Blloku prej  27-anëtarësh sanksionoi zyrtarët dhe biznesmenët  rusë ,duke ngrirë miliarda dollarë asete ruse, pas luftës së Moskës kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Abramovich, ish-pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, u ishte drejtuar instancave gjyqësore kundër këtyre kufizimeve.

“Gjykata e Përgjithshme rrëzon padinë e ngritur nga z.Abramovich, duke mbajtur në fuqi masat kufizuese të marra kundër tij.BE-ja nuk gaboi në vlerësimin e saj.

Përfshirja dhe mbajtja e emrit të z.Abramovich në listat ne sanksioneve përbën shkelje të pajustifikuar dhe disproporcionale të të drejtave të tij themelore, të cilat përfshijnë, në veçanti, të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, lirinë për të kryer biznes dhe lëvizjen e lirë”,tha Gjykata e Drejtësisë e BE-së në një deklaratë.

Në mars 2022, BE-ja tha se Abramovich kishte “lidhje të gjata dhe të ngushta me (Presidentin rus) Vladimir Putin”, duke e ndihmuar atë “të ruante pasurinë e tij të konsiderueshme”.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu