Ministri fotografohet duke thyer rregullat anti-Covid

0

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë është fotografuar duke thyer rregullat anti-Covid. Në një deklaratë për mediat. Arben Vitia ka deklaruar se fotoja e shkrepur në një ambient të mbyllur duke mosrespektuar masat anti-Covid është shprehur në fund të Marsit para se të merreshin masat e reja.

Gjithsesi, Viti tha se kjo nuk e shfajëson atë, duke bërë thirrje që të respektohen masat nga të gjithë.

“Nëse i referoni një fotografie që është publikuar së fundi është një ndej në fillim të marsit, ku kanë qenë masa tjera, por kjo nuk më shfajëson mua, prandaj kërkoj që secili nga ne të respektohet, pasi është mënyra e vetme për ndaljen e virusit”, ka thënë Vitia.

Me propozim të ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja në të cilat është kufizuar orari i lëvizjes së qytetarëve, mbyllja e qendrave tregtare si dhe gastronomia mund të punojë vetë duke ofruar shërbime delivery.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu