Ministri grek mbërrin në Kosovë, nis takimi me presidenten Vjosa Osmani

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias. Takimi është duke u mbajtur në presidencë, derisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërkaq nuk dihet nëse do të ketë adresim për media nga palët pas takimit.

Ministri Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve. Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë është bërë e ditur se diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu