Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, kandidat për President i Maqedonisë së Veriut

0

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pritet të jetë kandidati zyrtar për President në vendin fqinje.

Burime të sigurta brenda BDI, bëjnë me dije për Infoweb Media, se kjo forcë politike do të propozojë Osmanin për President.

Sot, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, njoftoi se nesër ‘do të japë një lajm të madh’ dhe duket se bëhet fjalë pikërisht për kandidaturën e Ministrit të Jashjtëm aktual, Bujar Osman, për këtë post.

Shanset e zgjedhjet se shqiptarit të parë President në Maqedoninë e Veriut janë të mëdha po të mbajmë parasysh ndarjen e mundshme të pushteteve pas zgjedhjeve që vijnë, ku postin e Kryeministrit e merr një maqedonas dhe atë të Presidentit një shqiptar.

Kjo i siguron Maqedonisë së Veriut stabilitet politik, por edhe i çel mjaft prespektiva evropiane duke dëshmuar se është një vend që garanton siguri dhe paqe në rajon.

Aktualisht Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga Kryeministri Shqiptar, Talat Xhaferri. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu