Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, viziton sot Shqipërinë

0

TIRANË- Kryediplomati grek Nikos Dendias do të vizitojë sot vendin tonë. Dendias pritet të takohet me homologen Olta Xhaçka dhe më pas në orën 12.00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ai do të ketë një takim edhe me kryeministrin Rama. Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, situatën në Ukrainë si dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dendias do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e pakicës kombëtare greke nga Himara dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu