Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, do ta vizitojë në shtator Shqipërinë

0

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë muajit shtator. Lajmi bëhet i ditur nga burime ekskluzive për Infoweb Media që u referohen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit.

Mësohet se kryediplomati izraelit Cohen, do zhvillojë vizitë në Bahrain e më pas në  Shqipëri.

Vizita vjen pikërisht në një kohë kur raportet historike dhe miqësore mes dy vendeve shënojnë kulminacionin mes tyre, por edhe në momentin  kur Izraeli ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë sa i takon sulmeve kibernetike nga Irani.

Eli Cohen është takuar me Kryeministrin Shqiptar, Edi Rama gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që u zhvillua në Davos të Zvicrës në janar të këtij viti.

Ai e falënderoi në atë kohë kryeministrin shqiptar për mbështetjen e Shqipërisë në OKB.

“U takova në Davos me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E falënderova për vendimin e rëndësishëm për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, eksportuesin numër 1 të terrorizmit në botë. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e tij ndaj Izraelit dhe luftën kundër antisemitizmit”, shkruante ministri i Jashtëm i Izraelit në postimin e tij në Twitter. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu