Turqia ka vënë në dukje veprimet agresive të Greqisë në Mesdheun Lindor, veçanërisht përpjekjen e vendit për të dyfishuar ujërat territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare, duke paralajmëruar se hapa të tillë do të konsideroheshin “shkak për luftë”.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusogly u shpreh për “A Haber”:
Ata nuk mund ta zgjerojnë territorin e tyre me 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është i vlefshëm. Kjo mund të çojë në luftë.
Paralajmërimet e Cavusoglu erdhën pasi Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se qeveria e tij po planifikonte të paraqiste një projekt-ligj për të dyfishuar ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon përballë Italisë, njoftoi e përditshmja greke Ekathimerini.
“Në të ardhmen, Greqia mund të shtrijë gjithashtu ujërat e saj territoriale në zona të tjera detare”,-shtoi kryeministri grek.
Tensionet kanë ardhur duke u rritur gjatë këtyre javëve në Mesdheun Lindor, teksa Turqia dhe Greqia kanë kryer manovra ushtarake në zonë. Greqia kundërshton zgjerimin aktual të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur ta kufizojë në territorin detar turk bazuar në ishujt e vegjël pranë bregdetit turk.
Burimi: Daily Sabah | joq.al