TIRANË- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nënvizoi në konferencën për media se ndër prioritetet kryesore është rritja e bilancit tregtar mes dy vendeve tona dhe për të vlerësuar kapacitetin e bashkëpunimit mes vendeve.
“Shqipëria dhe Turqia janë vende me lidhje historike. Bashkëpunimi në fusha të tilla si turizmi, tregëtia, diplomacia, çështjet rajonale, kultura, edukimi.., ka shumë fusha ku ne punojmë për të bashkëpunuar. Shpresojmë që vëllimi tregtar mes dy vendeve të arrijnë 2-miliardë dollar në vit”- u shpreh Fidan gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë.
Fidan ka lajmëruar se do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti jepet fund luftës në Rripin e Gazës. Sipas tij njerëzit po vdesin jo vetëm nga bombardimet por edhe nga uria.
‘Komuniteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Komuniteti ndërkombëtar të marrë masa anë të kundërt do të jetë shumë vonë. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave.’- tha Fidan.
Kujtojmë se ai ndodhet në Shqipëri në kuadër të vizitës 4 ditore në disa nga vendet e Ballkanit.