Ministria e Arsimit jep datat e fillimit dhe mbarimit të viti shkollor 2021/22.Njofton datat e provimeve të minimaturës dhe maturës

0

Viti shkollor 2021-2022 do të fillojë në datën 13 shtator dhe do të mbarojë më 8 qershor. Ky është njoftimi që u dha nga Ministria e Arsimit. Provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në datat 9-30 qershor.

Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.

Ky vit shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu