Ministria e pranon që ka tregje të palicencuara, Resuli: SPAK duhet të veprojë urgjentisht

0

Eksperti Ervin Resuli ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë ka tranuar hapur që në vend ka tregje të palicensuara për shitjen e produkteve të bagëtive dhe shpendëve. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli shkruan se SPAK duhet të veprojë urgjentisht, pasi kjo është një shkelje e rëndë dhe se cënon drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorit.

Postimi i Plotë:

Ky njoftim i bërë nga ministria e bujqësisë është nga më të turpshmit. Ministria pranon se ka tregje te palicencuara, pranon që i kontrollon dhe monitoron ato. Bashkëpunimi në kryerjen e një krimi të tillë është në kushtet e flagrancës. SPAK, duhet të veprojë urgjentisht, pasi kryerja e një krimi të tillë, pra hapja e tregjeve të palicencuara, në situatën e gripit të shpendëve, përveç se cënon shëndetin e konsumatorëve, cënon rëndë dhe sigurinë kombëtare. Situata bëhet më e rëndë kur ministria deklaron se këtë krim e ka kryer në bashkëpunim me autoritetet vendore. Drejtësia duhet të veprojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu