Ministria e Shëndetësisë: Janë 176 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, 11 raste të reja

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në lidhje me situatën e rasteve të infektuara nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, prej 244 testeve të kryera kanë rezultuar 11 qytetarë pozitiv.

Ndërsa 5 pacientë janë duke marrë trajtim në Spitalin Infektiv.

Janë 176 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi: “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 244 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës, 1 në Tropojë. Janë 176 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Mars 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 244

Testime totale 2,043,965
Raste pozitive 333,662
Raste të shëruara 329,886
Raste Aktive 176
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148, Fier 9, Vlorë 6, Shkodër 3, Durrës 3, Gjirokastër 2, Kukës 2, Elbasan 1, Berat 1, Lezhë 1″

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu