Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka folur sot për maturën, degët e mësuesisë dhe disa sfida të tjera të arsimit në Shqipëri.
Gjatë një aktiviteti në Elbasan, Kushi ka deklaruar se edhe gjatë vitit të ri akademik 2022-2023 mestarja do të jetë kriter kryesor për të rinjtë që zgjedhin të studjojnë degët e mësuesisë.
Duke qenë se interesi i studentëve për degët e mësuesisë ka rënë ndjeshëm Ministria e Arsimit ka vendosur të aplikojë forma mbështetje financiare , duke aplikuar ndër të tjera bursa.
Gjatë vitit të kaluar ishin të shumta paknaqësitë mbi përmbajtjen e testeve të maturës shtetërore. Ndërsa pranoi problematikat e e konstatuara, ministrja Kushi pohoi se nuk do të ketë ndryshime të papritura por një rishikim me mësues profesionistë të cilet do të hartojnë tezat.
Në vëmendje të ministrisë do jenë edhe shkolla artistike. ‘Ky është momenti duke e nisur fillimisht me liceun artistik’, tha Kushi.
Këto deklarata znj. Kushi i bëri në Elbasan gjatë një takimi shkollat qendër komunitare ndërsa shoqërohej dhe nga ministrja e Rinise Bora Muzhaqi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja. Infowebtv