Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit duke ku po inspekton në kompleksin industrial në të cilin operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial.
Rama ka kryer inspektime në Durrës nën shoqërimin e ministres së ekonomisë Delinda Ibrahimaj dhe kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
Në fjalën e mbajtur para të pranishëmve, ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj theksoi se qëllimi kryesor mbetet nxitja e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri si dhe rritja e çmimeve të produkteve vendase, që sipas saj përkthehet në rritje të ardhurash.
“Ajo që duam është që të prodhojmë mallra e shërbime që kanë aftësi përpunimi më të madh në vend mundësisht që i gjithë zinxhiri i prodhimit të mbyllet në Shqipëri që të mund të shiten me çmime më të larta e të ardhura më të larta në vend” tha ministrja Ibrahimaj.
Ndërsa shtoi më tej se nga viti në vit qeveria shqiptare ka rritur pagat në sektoret shtetërore në mënyrë që të nxisë rritjen dhe për sektorët privatë. Duke shtuar se paga minimale aktualisht është 50 mijë lekë, me një diferencë prej 10 mijë lekësh nga vitit i mëparshëm, ministrja nënvizoi se gjatë monitorimeve të kryera në terren është vërejtur se sektori i ndërtimit vijon të ketë paga minimale.
Reagimi i ministres së Ekonomisë vjen në një moment kur kur në mbarë botën çmimi i naftës ka pësuar një rënie të ndjeshme, Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të tregtimit me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës në Shqipëri, por më shumë sesa ulje, vendimi i sotëm tregon një tallje të fortë të bordit shtetëror me qytetarët shqiptarë. Ndërsa Ibrahimaj njofton se çmimet e produkteve Shqiptarë do të pësojnë rrtije pasi përkthehet në rritje të ardhurash.





