Ministrja Kushi reagon ndaj deklaratës së Komitetit Teknik:Ja kur do të kthehen në shkolla gjimnazistët

0

Ministrja Kushi ka reaguar menjëherë nga deklarata e bërë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni’ – është reagimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi pas daljes më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkohë, ajo nënvizon se: “E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme”.

Në fund të publikimit të saj, Ministrja Evis Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu