Sot ne parkun kombëtar Shebenik ishte Zv.ministri dhe ministria e turizmit dhe mjedisit znj. Almira Zebi.
Dita filloi me një takim në zyrë me specialistët e AdM Elbasan dhe një analizë të punëve, sfidat dhe problematikat që hasen gjatë zbatimit të detyrave. Vizita në këtë park pasoi me mbjelljen e 350 rrënjë pishë.
E gjitha kjo kishte si qëllim mbushjen e sipërfaqeve të gjelbëra. Ministrja u shpreh se shtigjet dhe destinacionet turistike të parkut kombëtar Shebenik janë prioriteti ynë për ti përmirësuar sa më shumë me sinjalistikën e tyre.
Në mënyrë kjo që vizitorët dhe turistët vendas apo të huaj të kenë sa më shumë lehtësi në orjentim. Gjithashtu një prioritet tjetër është mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i turizmit dhe gjithashtu edhe heqja e mbetjeve nga këto vënde natyrore.
Zonat e Mbrojtura janë mushkëria e vendit dhe i vetmi aset që duhet me shumë investime u shpreh ministrja.