“Minon vlerat morale tradicionale”, ky është filmi që po ‘trondit’ opinionin publik në Egjipt

0

Për herë të parë në Netflix, do të ketë një film të gjuhës arabe. Filmi ka krijuar një debat të madh në Egjipt, pasi sipas disa vendasve minohen vlerat morale tradicionale.

Diskutimet mbi seksin, alkoolin e lidhjet jashtë martesore në filmin “Dearest Friends” kanë ndezur diskutime të shumta.

Filmi cili zhvillohet në Liban, është një ribërje e filmit italian të vitit 2016, “Perfect Strangers”.

Aktorët egjiptianë dhe kritikët e filmit kanë shprehur gjithashtu mbështetje për filmin. Komploti i filmit sillet rreth shtatë miqve që takohen për darkë. Ata vendosin të luajnë një lojë në të cilën të gjithë vendosin celularët e tyre në tavolinë, duke lejuar që çdo mesazh apo telefonatë e re të shihet  nga të gjithë.

Diskutimet rreh seksit janë konsideruar ofendues dhe shkelje e vlerave tradicionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu