GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shtruar një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Mes të pranishmëve janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në fokus të darkës informale është zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.
Çfarë kanë diskutuar Mitsotakis – Zelenskyy
Më herët, kryeministri zhvilloi një takim privat në Pallatin Maximos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili mbërriti në Greqi në fshehtësi. Kryeministri shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për luftën e Ukrainës, dhe tha se krimet e luftës të kryera në tokën ukrainase duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare.
“Nuk ka se si të shpallim ndonjëherë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia”, sqaroi kryeministri.
“Një vend pranë jush, për ne është çështje parimore”, theksoi Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar presidentit ukrainas, dhe theksuar se si shtet janë kundër çdo shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe çdo pushtimi të paligjshëm.
Kryeministri përmendi gjithashtu se janë në anën e ukrainasve, sepse dy popujt kanë lidhje të gjata historike.
Mitsotakis njoftoi se ai dhe presidenti Zelenskyy nënshkruan një deklaratë të përbashkët për kursin euroatlantik të Ukrainës. “Ne jemi bashkëudhëtarë dhe përkrahës. Solidariteti ynë ka ekzistuar që në fillim, do të vazhdojë”.