GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis nënshkroi kontratën për fillimin e punimeve të autostradës, që do të lidhë Janinë me Kakavijën. Gjithashtu kryeministri grek u shpreh se autostrada do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë.
“Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë,” tha Mitsotakis.
E konceptuar si zgjatim i autostradës ekzistuese Ionia, rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro. Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.
Po ashtu autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.