“Mjaft e degraduat Kuvendin”, Meta thirrje të fuqishme mazhorancës: Hapini listat 100% o shakaxhinjtë e “integrimit”

0

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrjeve palëve politike, veçanërisht mazhorancës, që të hapen listat 100%, për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Meta ka ndarë një video, ku ish-ministri Kastriot Islami zberthen formulën e re të Ramës për zgjedhjen e deputeteve.

Meta po ashtu thekson se “mjaft e kanë degraduar Kuvendin kështu se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme”

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.”- shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu