Mjaft ukrainas e kaluan natën nëpër metro

0

Banorë të panumërt të Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë. Njerëzit, disa prej të cilëve kanë sjellë kafshët e tyre shtëpiake janë kryesisht të qetë.

“Vendi nuk është shumë i mbushur me njerëz, shumica e tyre rrinë me telefona në duar, duke u përpjekur të kapin lajmet më të fundit,”- thotë Oksana Potapova për CNN.

“Dukemi mjaft të vendosur për të kaluar natën këtu, flemë në dyshekë me ajër,”- shton një tjetër.

“Dhe duke pasur parasysh lajmet për luftime të ashpra pranë Kievit, marrjen e termocentralit të Çernobilit dhe parashikimet e sulmeve të mundshme në Kiev, duket si një vendim i mire,”- vijon një tjetër.