Mjegulla ‘pushton’ Ulzën dhe Shkopetin, policia apel shoferëve: Bëni kujdes!

0

Ulza dhe Shkopeti janë zgjuar mëngjesin e sotëm të mbuluara nga një mjegull e dendur, e cila ka shkaktuar vështirësi të shumta për lëvizjen e automjeteve, kryesisht përgjatë aksit rrugor Skuraj-Burrel.

Mjegulla është shfaqur që në orët e para të mëngjesit dhe vazhdon të jetë ende prezente dhe për këtë arsye, Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë aks dhe në akset e tjera ku ka prezencë të mjegullës në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu