Mjekët: 90% e atyre që testohen kanë mungesë vitamine D

0

40% e popullsisë në Europë vuan nga mungesa e vitaminës D në organizëm. E njëjta problematikë duket se ekziston edhe në Shqipëri. Pavarësisht se ne jemi një vend me shumë diell, mjekët referojnë shifra alarmante të personave që kanë mungesë të vitaminës D.

E njohur si vitamina e Diellit, mjekët thonë se mungesa e saj shkakton një sërëproblematikash në organizëm.

Mjekët këshillojnë për të gjithë ekspozimin në diell të paktën një orë për çdo ditë të vitit, jo vetëm gjatë verës. Ata gjithashtu apelojnë që të mos përdoren suplemente në mënyrë abuzive pasi teprica e vitaminës D në organizëm shkakton intoksikim dhe probleme të tjera shëndetësore.

Më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D janë fëmijët e vegjël që ushqehen me qumësht gjiri dhe të moshuarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu