Mjekët: Avokati, në intubim/ Rëndohet gjendja e Sokol Mëngjesit, u dhunua nga tre persona

0

TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës.

Burime nga Trauma konfirmojnë se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 minuta.

Paraprakisht mendohet se 3 persona të pamaskuar kanë qenë autorët e dhunës ndaj avokatit Mëngjesi.

Tre autorët, e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.

Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë.

Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur ta arrestojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu