Një tjetër humbje nga Covid/ Mjeku neurolog përcillet në banesën e fundit

0

Një tjetër mjet është ndarë nga jeta, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Sot është përcjellë për në banesën e fundit mjeku nga Kavaja, Mehmet Demrozi.

Ai punonte si mjek neurolog në spitalin e Kavajës dhe pavarësisht se ishte në pension, ka ofruar ndihmën e tij gjatë kohës së pandemisë.

Prej ditësh ai ishte i shtruar në spital dhe ishte intubuar. Fatkeqësisht, Demrozi nuk arriti dot që të mbijetojë. Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu