Mjeku rrëshqet në akull, pëson fraktura të rënda

0

Dibër, mjeku rrëshqet në akull, pëson fraktura të rënda

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë janë kthyer në një problem për këdo për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Qytetarët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po ju rrezikonte jetën. Madje një prej atyre që e kanë pësuar keq nga akulli është edhe një mjek në spitalin Rajonal Dibër.

Ai është rrëzuar në akull teksa shkonte në punë ku dhe ka pësuar fraktura të rënda. Mjeku në fjalë është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu