Një rast i paprecedentë është regjistruar sot në ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë, ku një qytetar, i cili pretendon se është mjek, ka kërkuar që të nxjerrë të afërmin e tij që është shtruar si pasojë e Covid.
Mjeku i cili thotë se është nga Kashari, thotë se askush nuk i përgjigjet për gjendjen e të afërmit të rij, dhe thotë se s’mund të humbasë minuta, në një kohë kur ka nevojë urgjente për trajtim.
“Unë i them është mirë as nuk është mirë, ajo më thotë jo mos më bjerë në telefon, po si të mos i bie telefonit, për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11:00, vij nga Kashari, dua ta largoj nga spitali, do i shërbej më mirë një mjek vetë, jam i zhgënjyer, po bëhet procedura poshtë, por po ma zvarrisin, ndërkohë që unë s’dua të humbasë minutat se i sëmurë kohën do të fitojë, se po bëri dëmtime sëmundja pastaj është shumë e vështirë, do ta lëvizë me oksigjen”, tha qytetari.