Një repere që bën sherre! Mbrëmë iu bashkua “Përputhen”, zbulohet ku tjetër e kemi parë Sarën

0

Gjatë mbrëmjes së kaluar pjesë e emisionit “Përputhen” u bashkua dhe një konkurrente e re e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë djemve me pamjen e saj dhe jo vetëm.

Djemtë duhet të zgjidhnin mes dy vajzave që do i bashkoheshin programit dhe ata zgjodhën Sarën. Sara tregoi se është 22-vjeçe dhe jeton në Athinë aty ku studion për psikologji.

Por Sara nuk është e panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2018 ajo solli një këngë në bashkëpunim me reperin Don Phenom e titulluar “Dirty Wine” e cila asokohe pati sukses për dyshen.

Por jo vetëm kaq pasi Sara po në këtë vit ishte në qendër të vëmendjes së mediave për sherrin me Baby G me të cilën shkëmbeu disa mesazhe, madje edhe u kërcënua nga kjo e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu