Mjeti bie në lumin Osum, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeç

0

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, ku si pasojë e rënies së mjetit në lumin Osum ka humbur jetën nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar.

Fillimisht u tha se fëmija ishte nxjerrë me shenja jete nga mjeti, por policia konfirmon lajmin e hidhur, që nëna dhe fëmija kanë humbur jetën.

Mjeti është fundosur në lumin Osum, dhe pavarësisht ndërhyrjes së qytetarëve, nuk është bërë e mundur nxjerrja në kohë e dy viktimave.

Kanë qenë qytetarë të shumtë ata që janë futur në lumë për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ambulanca dhe ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur më vonë, ku dhe është konstatuar vdekja e dy familjarëve.

Mjeti tip benz shiheti përmbysur në lumë, në vendin që njihet ndryshe dhe si Ura e re në Berat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu