Mjeti përplas biçikletën në aksin Elbasan-Peqin, drejtuesi rëndë në spital

0

Mjeti përplas biçikletën në aksin Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur rreth 06:45 në vendin e quajtur ”Ura e zezë’.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ç., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Ç., 56 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu