Mjeti shpërthen në flakë në qendër të Fierit, shpëton pa lëndime drejtuesi

0

Një automjet tip “ Mercedes  Benz” ka marrë flakë në qendër të Fierit  paraditen e sotme pranë teatrit Bylis.

Sapo drejtuesi ka ndezur mjetin, ai  ka shpërthyer në flakë, teksa ka mundur të dalë menjëherë prej tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre te automjetet e parkuara pranë mjetit në fjalë.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu