“Albania Guidar Festival” dhuron mbëmje emocionuese në Elbasan

0

Edicioni i 7-të i festivalit ndërkombëtar “Albania Guidar Festival” e ka ndalur “hapin “ artistik në qytetin e Elbasanit. Drejtori artistik i festivalit pedagogu Denis Bizhga shprehet se edhe këtë vit festivali sjell instrumentist të njohur, me aktivitetin e tyre muzikor. Jo vetëm muzikë me klasikë të njohur në botë, por Bizhga thotë se në vëmendje veç muzikës do të jetë edhe trashëgimia jonë kulturore, ndaj festivali do të prezantohet jo rastësisht në qytetet me histori në fushën e trashëgimisë kulturore.

I ftuar i nderit në Elbasan ishte Ambasadori Austriak i akreditur në vendin tonë Dr. Christian Steiner. Zyrtari u shpreh i kënaqur për mbrëmbjen artistike në Elbasan dhe mardhëniet e mira Shqipëri -Austri të cilat falë fuqisë së artit marrin të tjera dimensione.

Pas performancës së tyre dy vajzat austriake që realizuan një duo fantastike teksa harmonizuan tingujt e kitarës dhe flautit BOZHANA PAVLOVA dhe BOHM DUO u shprehën të emocionuar për mikpritjen që Elbasani u rezervoi dhe kudo ku ato kanë shkelur.

“Albania Guidar Festival”e ka nisur startin më datë 3 qershor në Tiranë dhe do të mbyllet në 1 Korrik po në kryeqytet, pasi të këtë lënë shenjë në disa nga qytetet e lashta plot traditë të Shqipërisë.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu