Modelja që dikur pushtonte revistat , nuk njihet më

0

E quajtur modelja me më ndikim e të gjitha kohërave, sot gjendet më shumë se kurrë, larg syve të publikut. Është fjala për bukuroshen kanadeze Linda Evangelista (55 vjeç) e cila është klasifikuar si një nga modelet më të mira dhe më të kërkuara në të gjithë botën.

Fytyra e saj zbukuronte mbi 700 ballina revistash në të gjithë planetin.

Falë bukurisë së saj, Linda Evangelista u bë shpejt një nga modelet më të njohura nga vitet ’90 të shekullit të kaluar, por me një ndryshim drastik të modelit të flokëve, kjo bukuri kanadeze me origjinë italiane, së pari tronditi botën e modës, dhe më vonë kjo i solli asaj famë botërore.

Ajo ishte anëtare e “Big Six” që ishte një grup i famshëm i supermodeleve në vitet 1990 që përfshinte Naomi Campbell, Cindy Crawford, Kate Moss, Christy Turlington Burns si dhe Claudia Schiffer.

Modelja e pasarelave, që në të kaluarën kishte deklaruar se nuk “ngrihej nga krevati për një pagesë më të ulët se 10.000 dollarë në ditë”, duket e tjetërsuar tashmë, ashtu siç shfaqet dhe në foto.

Në vitin 1987, Linda u martua me shefin e agjencisë së modës Gerard Marie, me të cilin jetoi gjashtë vjet.

Sot, Linda jeton shumë larg botës së modës dhe fotot e saj të fundit tregojnë se bukuria e saj nuk zbehet. Ajo është plotësisht e përkushtuar ndaj djalit të saj dhe gëzon të mirat e jetës me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu