Moderatorja e njohur feston ditëlindjen, ja nga kush e mori dhuratën më të bukur

0

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari feston ka festuar sot ditëlindjen e saj të 27-të.

Moderatorja bëri plot 27 vjeç dhe dhuratën e parë në ditë e saj të lindjes e ka marrë nga i dashuri i saj, Françesko. Ai i ka dhuruar një libër, i cili që nga kopertina e tij duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.

“Historia jonë! Të dua, Franci”, shkruhet në kapakun e librit.

Dhuratën ajo e ka marrë ne mesnatë dhe duket se e ka pëlqyer shumë.

Pas marrjes së dhuratës ajo ja ka prezantuar të gjithë ndjekësve të saj në Instagram dhe ka treguar se të tilla dhurata janë shumë më të vlefshme për të.

“Dhurata e parë! Dhuratat sentimentale janë më të mirat”, shkruan Fjoralba përkrah fotos së librit.

Ndërsa sot ajo ka marrë një tufë me lule nga stafi i emisionit “Më thuaj një dëshirë”.

Po ashtu e ka ndarë në Instagram këtë dhuratë dhe përkrah saj shkruan:

“Ja dhe stafi i MT1D”.

Fjoralba Ponari shfaqet shumë rrallë në rrjete sociale me të dashurin e saj. më herët ajo ka treguar se Francit nuk i pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu